Topi- Sikorski: Polonia mbështetëse e fuqishme

Sipas Topit, anëtarësimi në BE është “një nga përparësitë e sfidat kyçe të politikës sonë të jashtme”.
Presidenti e cilësoi Poloninë si një partnere të rëndësishme dhe aleate në NATO dhe theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke vënë në dukje në këtë drejtim interesin e vendit tonë, për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.
Pasi shprehu besimin në zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve të gjithanshme dhe bashkëpunimin në fushën e diplomacisë, Presidenti Topi nënvizoi nevojën e zgjerimit të tyre në të ardhmen, sidomos nëpërmjet shtimit të shkëmbimit të vizitave të ndërsjella.
Duke përshkruar situatën ne vend, sidomos atë paszgjedhore, Presidenti Topi theksoi se “procesi i administrimit dhe numërimit të votave që shprehin vullnetin e qartë të qytetarëve shqiptarëve, duhet të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë korrekte e transparente, që vendi ynë të shënojë një përparim në rrugëtimin e vet integrues drejt Bashkimit Evropian.”
Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi situatën në rajon, ku ndanë të njëjtin mendim që pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen e rajonit të Ballkanit, por edhe në integrimin e ardhshëm të të gjitha vendeve të tij pa përjashtim.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Sikorski, e uroi presidentin Topi për zhvillimin e suksesshëm të Shqipërisë, edhe tani me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, si vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Polonisë për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.
Sikorski siguroi gjithashtu Kreun e Shtetit shqiptar se shkëmbimi i vizitave në nivelet më të larta do të intensifikohet edhe më tej, në të ardhmen e afërt. /Start/
2011-05-12 17:30