Belind Këlliçi dha dorëheqjen, FRPD hap garën për kreun e ri

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur këtë të premte garën për kreun e ri, pas dorëheqjes së Belind Këlliçit një vit më parë. Partia Demokratike njofton se afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022.
Bëhet me dije se dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifikime të tjera.
Këllici dha dorëheqjen nga drejtimi i FRPD më 11 nëntor të vitit të kaluar, mandat që i kishte përfunduar 2 vite më parë. Ai vijon të jetë në detyrë në mënyrë protokollare deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
“Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD. Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022. Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifime të tjera. Pas plotësimit, jeni të lutur të dorëzoni formularin fizikisht te selia qendrore e PDSH, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”. FRPD mirëpret të gjitha kandidaturat! Për çdo informacion dhe përditësim na ndiqni në rrjetet tona sociale (@frpdsh) në Facebook, Instagram dhe Twitter. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për FRPD”, njofton PD.
/rtsh.al/