E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimi Patozi-Ruçi; nesër Berisha-Rama?

Në një prononcim për shtyp, Meta e vlerësoi si të rëndësishëm reflektimin e klasës politike në një moment të tillë, ndërkohë që nuk përjashtoi dhe mundësinë e një kandidature të ardhur nga spektri politik për të qenë kreu i ri i shtetit.

“Dua të theksoj si kryetar i LSI-së, domosdoshmërinë për të arritur konsensusin, për të rritur përgjegjshmërinë e gjithë aktorëve për t’u dhënë fund kapriçove për momentin e dytë. Theksoj rëndësinë e një takimi tjetër të një niveli më të lartë Berisha-Rama, në një format që ata ta gjykojnë të arsyeshëm e të pranueshëm deri ditën e nesërme në mënyrë që gjatë 48 orëve të arrijmë një konsensus që nuk do të jetë i lehtë, por jo i pamundur, në mënyrë që ditën e hënë ta përfundojmë çështjen e Presidentit të ri”, u shpreh Meta, i cili ka rikonfirmuar edhe njëherë zhvillimin e takimeve brenda maxhorancës gjatë fundjavës.

Ndërkaq, Kryesia e Partisë Socialiste  ka mandatuar Gramoz Ruçin për të negociuar me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, gjatë pasdites të së shtunës.

Burime nga palët bëjnë me dije se kontaktet Ruçi-Patozi pritet të sjellin një dakortësi për formatin e takimit të pritshëm mes kryetarit të PS-së Rama dhe atij të PD-së, Berisha, raporton TCH.

Takimi, i propozuar sot nga kreu i LSI-së Ilir Meta, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por me shumë gjasa do të zhvillohet përsëri të dielën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

/Start/

                                                                                             2012-06-09 15:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›