Rama i kthehet tezës së vjedhjes së votave, në panik nga dështimi i 23 qershorit

Kryefjala e djeshme e Edi Ramës s’ka qenë Fieri, por Lezha, si një zonë zgjedhore që do të humbet prej PS-së edhe në 2013-n, për shkak se komisionarët socialistë do t’i shesin votat. Ai ua shiti përgjegjësinë e zgjedhjeve socialistëve të thjeshtë, duke i parapërgatitur se do t’i bënte paraprakisht fajtorë, për humbjen, pasi ai as s’i fitonte dot zgjedhjet e as s’i numëronte dot votat e veta
Edi Rama ka nisur një fushatë për të certifikuar 20 mijë komisionarë me dokumentin e “pastëtisë së figurës socialiste”.
Në një mbledhje në qytetin e Lezhës kreu i Partisë Socialiste i është rikthyer tezës së mbrojtjes së votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime mbi komisionarët socialistë në komisionet e zgjedhjeve të mëparshme.
“Në gjithë e keni parë Saliun kur vajton për komisionarët socialistë duke thënë që ‘si ka mundësi që vetë kryetari i PS dhe vetë deputetët e Partisë Socialiste hedhin hije dyshimi mbi komisionerët socialistë, unë i dua ata, i respektoj ata, unë i nderoj ata, ata bënë një punë të shkëlqyer’. Në fakt e vërteta është se pa atë pjesë të komisionarëve, që korruptohen Saliu, nuk do të kishte qëndruar një ditë në karrigen e kryeministri”, deklaroi kryetar i PS.
Është e vërteta është ndryshem, në fakt, kreu i opozitës po përdor alibinë e humbjen e dy palë zgjedhjeve, atyre parlamentare të 2009 dhe lokaleve të 2011, për të mobilizuar bazën e zhgënjyer socialiste prej pamundësisë për të ardhur me pushtet me votë.
Kryefjala e djeshme e Edi Ramës s’ka qenë Fieri, por Lezha, si një zonë zgjedhore që do të humbet prej PS-së edhe në 2013-n, për shkak se komisionarët socialistë do t’i shesin votat. Sipas Ramës detyra e socialist të thjeshtë është të garantojnë më së paku alibinë. “Është detyra jonë, detyra e gjithsecilit prej nesh, që të garantojmë se askush nuk i negocion 4 vjet nga jeta e tij, për çfarëdo oferte që i bëhet në ditën e zgjedhjeve”, kushtoi Edi Rama.
Në këtë mënyrë Rama ua shiti përgjegjësinë e zgjedhjeve socialistëve të thjeshtë, duke i parapërgatitur se do t’i bënte paraprakisht fajtorë, për humbjen, pasi ai as s’i fitonte dot zgjedhjet e as s’i numëronte dot votat e veta. Edi Rama synoi të krijonte në Lezhë edhe besnikun e Partisë me “modelin e Rrokut”, që gjen dhe jep prova për teoritë e stisura nga Tirana.
“Në zgjedhjet e vitit 2011, në komunën Dajç, kandidati i Partisë Socialiste, Rroku kishte denoncuar manipulimin e bërë në komisionet e votimit, duke paraqitur edhe provat dhe faktet konkrete për këtë”, u shpreh Rama.
Megjithatë kjo dalje e kreu të PS në terren është për të matur pulsin e elektoratit duke bërë sondazhe paraprake për listën e deputetëve të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Është një mënyrë kamuflimi e dyfishtë, nga njëra anë prodhon politikë militantiste me takime ndërsa nga ana e tjetër mat pulsin e votës. Paralajmërimet e mëparshme të ish-ministrit socialist për Pushtetin Lokal se në listën e ardhshme të PS do të jetë rreth 80 për qind të deputetëve aktualë bën të mundur një “luftë” për të kapur postet që sjell “20 për qind” i përkthyer në numër deputetësh është 10.
Kësisoj 10 deputetë që do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë kryesisht deputetë që kanë shprehur një mendim ndryshe nga Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, ndërsa do të afrohen më shumë deputetë të modelit Sajmir Tahiri dhe Eduard Shalësi, si krijesa të Ramës. Afërmendsh grupi miliarderëve do të konfirmohet pasi janë thesari i Partisë Socialiste që financon çdo sipërmarrje të kryetarit pa marrë parasysh plan-veprim.
Sidoqoftë dalja në bazë e Edi Ramës dëften për ankthin dhe ethet elektorale që kanë zënë parakohe kreun e opozitës. Rikthimi parakohe i tezës së vjedhjes së votës në zgjedhjet e ardhshme sinjalizon edhe panikun që ka kapluar kreun e Partisë Socialiste që ka humbur të gjitha alibitë në humbjet e mëparshme. Zgjedhjet e ardhshme të 2013 janë përcaktuese për fatin politik të Edi Ramës që paracaktojnë pensionimin politik.