E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj takon Thaçin; diskutojnë aktualitetin në vend

07-12-2012 / Gazeta 55

Ka përfunduar takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Pas takimit që zgjati rreth një orë, të dy deklaruan se kanë biseduar për temat aktuale në vend, por jo për koalicionin e mundshëm PDK-AAK të shumëpërfolur kohët e fundit.  Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se me Haradinajn biseduan për dialogun Prishtinë-Beograd, për reformën zgjedhore dhe për procesin integrues të vendit. Thaçi nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është në gjendje t’i lëshojë postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt. Haradinaj ka falënderuar kryeministrin për pritjen që ia kanë bërë pas lirimit nga Gjykata e Hagës. Në fund të konferencës, Thaçi i dhuroi Haradinajt librin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Haradinaj i dhuroi një libër me veshje tradicionale. Haradinaj, pas takimit me Thaçin, do të takohet edhe me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›