E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimi i imuniteteve, Kuvendi pritet të japë sot verdiktin

Tiranë- Çështja e heqjes apo kufizimit të imuniteteve për zyrtarët e lartë pritet të zbresë sot në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë verdiktin e ligjvënësve shqiptarë.

Që projektligji të miratohet nevojiten 3/5 e votave, pra edhe ato të opozitës, por procesi i sotëm mesa duket do të dështojë pasi Partia Socialiste ka thënë se nuk do t’i votojë ato me 6 Gusht.

Siç është paralajmëruar prej ditësh Partisa Socialiste ka thënë prerazi në deklaratat e saj se nuk do ta votojnë reformën e imuniteteve ditën e sotme pasi sipas tyre nuk është as një datë konsensuale dhe as një afat kohor i vendosur nga Brukseli.

Partia Socialiste është pro dhe mbështet kufizimin e imuniteteve në vendin tonë por nuk do ti votojë ato me datën 6 Gusht, sepse vlerëson se nuk është as datë konsensuale dhe as një kusht kohor i Brukselit ndaj sipas socialistëve nevojitet një diskutim për çështje që lidhen direkt me të. Kështu u shpreh në fundjavë sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi i cili në një deklaratë për mediat nga selia rozë.

Sakaq ditën e djeshme kampi blu i bëri thirrjen e fundit atij rozë që t’i votojë sot imunitetet në të mirë të shqiptarëve dhe integrimit të vendit.

Partia Demokratike fton sërish kryetarin e Partisë Socialiste z.Edi Rama të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit dhe procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, por të lejojë grupin e tij që të votojë ligjin e miratuar me konsensus të plotë të perfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për heqjen e imunitetit, si një interes jetik i çdo qytetari shqiptar”,-tha dje zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

Sakaq dy forcat e mëdha në vend e kanë kaluar ligjin nen për nen por sipas PS-së nevojiter diskutimi në tryezë i disa çështjeve të tjera siç është zgidhja e pavarësisë së organeve të drejtësisë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›