Rama, i shfaqet bazës, krejt i shkrehur
Situatë qesharake në të ashtuquajturin “tur falenderimesh”. I shkrehur polikisht, Edi Rama s’po mundet as të kërkojë ndjesë e as mëshirë, prandaj edhe po endet nëpër qytetet e Shqipërisë së Mesme, në përpjekje për të fshehur impotencën e haxhiqamilizmit. Strukturat socialiste tashmë e kanë kuptuar se s’ka më strategji politike, prandaj po përpunojnë strategjinë për varrosjen e kufomës politike që kanë në krye të partisë
Situatë qesharake tek strukturat socialiste. Krejt i shkrehur, pa pikë fuqie, pa asnjë ide, pa asnjë justifikim e pa asnjë strategji për mbijetesën politike, Edi Rama po gjezdis nëpër rrethe, duke u përpjekur të fshehë impotencën e tij politike. Ai ka humbur qetësinë, dhe po udhëton krejt i shkrehur në një të ashtuquajtur “tur falenderimesh”, në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Asnjë prej degëve lokale të Partisë Socialiste, nuk ka në plan të bashkangjitet me dështimin e ylberistit, pasi më parë ata duan ndëshkimin e tij, duke e konsideruar gjithçka të improvizuar deri tani, si një tekë që s’ka pasur as vizion dhe as baza të mirëfillta, për jetë gjatësinë e saj dhe finalizimin me sukses. Në këto kushte kompleksesh, Edvini është zënë ngushtë dhe po vijon uljet e gjunjëzimesh, politiksht i shkrehur, i pafuqishëm për të hapur kutitë zgjedhore e për të mbyllur kutinë e konkurrencës brenda Partisë Socialiste. Kjo pamje është edhe prologu, edhe epilogu i ylberistit.
Shkrehja politike nuk e fsheh dot trazimin e ujërave të politikës së re të Edvin Ramës. Tashmë është pranuar zyrtarisht troshitja, duke u përshkallëzuar deri në kërcitje të brendshme, e cila sipas logjikës më normale, mbërrin tek rrëzimi i kultit të pasanikëve dhe ndërrimi i ideologjisë në drejtimin e opozitës. Pas vizitës në Berat, ka qenë radha e disa qyteteve të Shqipërisë së Mesme për të shpallur shkrehjen haxhiqamiliste, por të mirëinformuarit e impotencës së politikës së re, e dinë se nga kjo shkrehje s’mund të ngrihet asnjë avenir politik, por veç duhet organizuar puna për varrosjen e kësaj kufome politike.
Lakuriqi i socialistëve bën sikur s’ka ndërmend t’i ndalë grahmat e politikës boshe për hapjen e kutive të votimit dhe çuarjen e vendit drejt një destabilizimi politik, por, fillimisht ai duhej t’i kërkonte falje bazës socialiste, për tubimet e dështuara, protestat e mashtruara dhe greva jo transparente. Një politikan i shkrehur s’e ndërmerr dot këtë tur moral, prandaj edhe prej “turit të falenderimeve” pritet të lindë veç varrosja e kufomës politike në krye të PS.