E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benedikti XVI: Ekstremizmi islamik, një kërcënim për të krishterët

Ati i Shenjtë, gjate vizites se tij ne Qipro, tha dje se “rryma ekstremiste, e dalë nga ngritja e islamizmit politik, është shndërruar në kërcënim për të krishterët, që jetojnë në Lindjen e Mesme”. Deklarata u be ne kuadrin e nje analize te gjere te gjendjes ne Lindjen e mesme, ku Ati i Shenjte parashikoi një banjë gjaku, nëse nuk do te arrihej marreveshja e paqes dhe krijimi i shtetit të ri palestinez. Para deklaratës së Atit të Shenjtë, në një letër punuese, të publikuar dje, Vatikani tha zyrtarisht se me rritjen e fondamentalizmit islamik, sulmet kundër të krishterëve janë shtuar pothuajse çdokund. Poashtu, thuhet se islami politik në shoqëritë arabe, turke dhe iraniane, dhe rrymat ekstremiste, janë “qartaz kërcënim për çdokend, si për të krishterët ashtu edhe për myslimanët”. Në këtë dokument të Vatikanit, pretendohet se myslimanët shpeshherë nuk bëjnë dallim ndërmjet religjionit dhe politikës, që rrjedhimisht e ulë nivelin e të krishterëve në një pozicion të rrezikshëm, që të konsiderohen joshtetas, përkundër faktit se ata ishin shtetas të vendeve të tyre, gjatë para ngritjes së islamit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›