E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i vë kushte Berishës për njohjen e zgjedhjeve

“Pa u hapur kutitë e Beratit, Tiranës dhe Shkodrës, Sali Berisha nuk mund të jetë kryeministër. Me katër ushtarë në KQZ, të cilët i kanë shitur shpirtin Sali Berishës si dhe me ushtarë të tjerë në Kolegjin Zgjedhor, ai nuk do të mund të mbajë karrigen”, tha Rama gjatë një konference për shtup nga selia rozë.

Kreu socialist tha se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, vetëm nëse bëhet transparencë për kutitë e këtyre tre qarqave. “Partia Socialiste do të jetë e pa kapërcyeshme për të dhe për nusen e tij të re (Ilir Meta), të cilët i dha votën e mijëra socialistëve”-tha më tej Rama. Kreu i partisë më të madhe në opozitë, ka “kërcënuar” Berishën se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me të.

Edhe një herë tjetër, Rama ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk është ky që është paraqitur deri më tani, pasi sipas tij ende nuk janë hapur të gjitha kutitë e votimit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›