Shqipëria pjesë Konf. Botërore të kryeparlamentarëve
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, nën drejtimin e presidentit të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar(IPU), Theo-Ben Gurirab, u zhvillua në Gjenevë më 16 dhe 17 Korrik takimi i parë i Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenenteve, që do të mbahet në 2010-n, ku mori pjesë dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Anëtarët e Komitetit Përgatitor ndanë të njëjtin mendim se kjo konferencë duhet të shënojë një etapë të re në bashkëpunimin ndërparlamentar, me synim kthimin e IPU-së në një organizatë eficente ndërkombëtare në shërbim të të gjithë parlamenteve kombëtare. Ata theksuan se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet krijimit të një partnershipi dhe kooperimi strategjik ndërmjet IPU-së dhe OKB si dhe të përpunohet ideja dhe mundësia e krijimit të një asambleje parlametare pranë OKB.
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, në një nga ndërhyrjet e saj, tha se e sheh institucionin e parlamentit si aktor dhe faktor kryesor, si institucionin e vetëm përfaqësues të sovranit në misionin e ligjbërjes. Kryeparlamentarja shqiptare shfrytëzoi këtë tryezë për t’i paraqitur IPU-së kërkesën që Parlamenti i Kosovës të bëhet pjesë sa më parë e kësaj organizate dhe të mundësohet prania e kryeparlamentarit të Kosovës në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve.
Po nga kjo tryezë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi homologëve të saj, të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës për të inkurajuar një rajon në përpjekjet bashkëpunuese për integrim. Homologet e Brazilit, të Indonezisë, të Afrikës së Jugut, etj, u zotuan se do ta trajtojnë me përparësi në axhendën e tyre.