Rama inspekton punimet në Laprakë

Kryetari i bashkisë Edi Rama ka inspektuar punimet për rikualifikimn urban të hapsirës në të dy krahët përgjatë rrugës "Lord Bajron" , e cila bën pjesë në territorin e njësisë bashkiake numër 11 në Laprakë.
Kështu kjo zonë tashmë do të kthehet në një zonë urbane të vërtëtë me ndriçim trotuare të gjera, gjelbërim hapsira të duhura për parkim si edhe elemente çlodhës.
Po ashtu në rrugën "Lord Bajron" është ndërhyre edhe në hapsirat publike mes pallateve të cilat kanë nevojë për rikualifimin.