Terri në stadium, "Taçi Oil": Të vihen para përgjegjësisë organizatorët
Kompania "Taçi Oil" ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm gjatë ndeshjes Gramozi-Real Madrid ku u fikën dritat për rreth 90 minutash duke kërkuar që të vihen para përgjegjësië organizatorët.
"Nisur nga incidenti i shkaktuar me ndriccimin e stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes midis K.F Gramozi vs Real Madrid C.F ,kompania "Taçi Oil International" nën përgjesinë e organizatorit të këtij eventi shpreh shqetësimin e saj dhe kërkon që të vihen para përgjegjësisë shkaktarët e tij" theksohet në deklaratën për shtyp të kësaj kompanie.
Më tej në deklaratë thuhet se kompania "Taçi Oil" sqaron se, ka bërë me dije zyrtarisht si dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale me të gjitha institucionet përgjegjëse, për garantimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin me sukses të këtij eventi.
"Kompania jonë e vlerëson edicionin e tretë të trofeut "Taçi Oil" shume të suksesshëm dhe pamvarësisht nga incidenti i shkaktuar, është e bindur se ka arritur t'i përcjellë publikut shqiptar jo vetëm vlera të padiskutueshme sportive dhe humanitare por dhe një entuziazmëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm në stadiumin Qemal Stafa, por dhe në ekranet e gjithë shqiptarëve kudo nëpër botë" thuhet në deklaratë.