E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Nuk ka premisa për epidemi në Shkodër

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili hodhi poshtë zërat për një epidemi të mundshme në qarkun e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit. Duke folur në seancën e sotme plenare Vasili theksoi se se nuk ka premisa as profesionale dhe as sanitare për një epidemi të mundshme në zonat e përmbytura.
Sipas tij situata është nën kontroll dhe ujësjellësi i qytetit të Shkodrës dhe rrethinat e këtij qyteti furnizon me ujë të pijshëm normalisht banorët duke theksuar se uji i pijshëm është në gjendje të mirë.
Ai theksoi gjithashtu se vazhdon monitorimi i situatës dhe nuk ka raste të shfaqjes së sëmundjeve infektive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›