Rama inspekton punimet tek fusha e aviacionit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka inspektuar sot punimet tëk parku i fushës së aviacionit.
Gjatë takimit me banorët e zonës, Rama ka deklaruar se tashmë ata do të kenë një hapësirë të gjelbërt më shumë ku të kalojnë kohën.
“Kjo ditë është një arritje e ëndërruar falë një pune të mirë. Tani në Tiranë qytetarët kanë edhe një park tjetër për të kaluar kohën e lirë. Ky park do rrisë cilësinë e mjedisit të pastër në kryeqytet”, ka pohuar Rama.
Ai gjithashtu theksoi se me një hapësirë prej 50 mijë m2 e cila do të vihet në shërbim të qytetarëve do të rritet gjithashtu edhe cilësua e ajrit për të gjithë banorët e kësaj zone