E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ironizon mesazhin e Berishës: Të punojë gjysh full time!

TIRANË- Kryesocialisti Rama ironizon një mesazh të kryeministrit Berisha dërguar qytetarëve shqiptarë nëpërmjet telefonave celularë. 

Me sa duket ky sms ka shkuar edhe në celularin e kreut të PS-së, i cili shkruan se si sugjerim i ka propozuar punën e gjyshit full time. 

“Me erdhi një sms nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë të punojë gjysh full time tani, se dhe rrugët u lodhën me të”, shkruan Rama.

Mesazhi i kryeministrit, ku ndër të tjera lë edhe numrin e tij për sugjerime është ky: “Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerave e me mungesa në drita,ujë rrugë, investime. Sot vendi ka ndryshuar shumë, por kemi ende shumë për të bërë. Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 0672099410. Miqësisht Sali Berisha”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›