Rama iu rikthehet refleksioneve ne Akademine e Arteve
Kreu socialist Edi Rama ka zgjedhur serish rrefimin per te risjelle disa te verteta historike ndaj te cilave deri me sot politika shqiptare eshte rreshtuar ne menyre te ngurte dhe te pasinqerte. 8 dhjetori 1990 politikisht nje zoterim i paprekshem i demokrateve duket se po preket nga disa qasje te Edi Rames qe ka gjetur si element per te thyer monopolin e festes te verteten historike. Per ta ngritur kete kujtim ne profilin e realitetit te asokohe ai ka zgjedhur nje takim me studentet e Akademise se Arteve aty ku u ngjiz fryma antiparti ne dhjetor 90 si nje akt me se pari intelektual qe shihte nga Perendimi nje shprese dhe frymezim. Larg populizmit te zakonshem socialisti duket se ka perseritur qendrimin politik duke prekur thelbin e retorikes se ketyre 20 vjeteve e qe rezulton edhe hipokrizia me e madhe. Nga kjo salle u kerkua rishikimi i pozicionit te Enverit dhe lirimi i te burgosurve politike tha Rama duke rikujtuar se kjo kerkese nuk u pasqyrua ne shtypin opozitar te kohes pra ate te PD-se. Ne nje bashkebisedim per ngjarjet ne fjale ish-themeluesi i Partise Demokratike protagonist i dhjetorit 90 Prec Zogaj ka preferuar te jete me kreun socialist ne kete celebrim por duke bere edhe ai korrigjimet e veta historike. Ne fakt une kam propozuar qe te publikohet kjo kerkese tha Zogaj me te cilin kane rrefyer edhe Eduart Zaloshnja dhe te tjere.