E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa Piramida nuk duhet prishur

Deputeti i PD-se A eshte realizuar endrra e studenteve ne vitin 1990

Ish-ministri i Mbrojtjes deputeti i Partise Demokratike me profesion inxhinier ndertimi Gazmend Oketa eshte shprehur serish kunder prishjes se Piramides nje objekti me vlera arkitektonike dhe pikereferimi per takimet e te rinjve ne kryeqytet. Deklarata eshte bere gjate nje takimi te organizuar nga Parlamenti Rinor i Durresit ne Diten Kombetare te Rinise me 8 dhjetor. Te rinjte durrsake gjate ketij takimi e kane komentuar si nje mentalitet te se shkuares prishjen e Piramides ne zemer te kryeqytetit dhe kane kerkuar mendimin e ish-studentit te dhjetorit te 1990-s lidhur me shkaterrimin e saj. Ne pergjigje te ketij interesimi deputeti Oketa tha se ndjek te njejtin qendrim qe ka deklaruar mbi kete ceshtje dhe se eshte kunder prishjes se saj. Duke dashur ta zhveshe diskutimin nga ngjyrimet politike Oketa shtoi se objekti ka vlera arkitektonike dhe se zyrtarisht mbetet Qendra Nderkombetare e Kultures qe mban emrin e Pishtarit te Demokracise te ashtuquajturit Mandela shqiptar me 27 vite jete te kaluar ne burgjet e komunizmit emrin e te nderuarit Pjeter Arbnori. Gjate ketij takimi deputeti Oketa ka sjelle kujtimet e tij nga ato dite dhjetori te vitit 1990 dhe ne vazhdim duke vleresuar se pas 21 vjetesh ndryshimi qe ka bere vendi eshte teper i prekshem por ende ka shume per te bere me qellim realizimin e endrres europiane. Pas 21 vitesh ndryshimi eshte teper i madh dhe i prekshem por a eshte realizuar 100 per qind endrra e studenteve Kjo duhet diskutuar. Duhet dhe mund te ishte bere me shume por mund te thuhet dhe se progresi eshte normal pasi kalimet nga nje regjim diktatorial i eger ne nje sistem demokratik nuk jane te lehta dhe te shpejta tha Oketa. Ai ftoi te rinjte durrsake te bashkohen te gjithe nen endrren e cdo brezi dhe vendi demokratik Per nje qytet me te mire dhe Shqiperi me te mire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›