Rama jashtë kontrollit, fjalor kërcënues dhe fyes ndaj opozitës

Deputeti i PD, Kastriot Islami
Për deputeti i PD, Kastriot Islami kërcënimet e Edi Ramës ndaj opozitës, tregojnë se ai ka dalë jashtë kontrollit. Sipas tij, kërcënimi i kryeministrit ishte real dhe i turpshëm. “Rama në fillim të debatit për programin dhe përbërjen e qeverisë dhe pasi u mbyllën diskutimet reagoi plot ankth e i eksituar, me egërsi dhe sikur të ishte jashtë kontrollit. Ai ishte shume agresiv ndaj opozitës dhe disa herë e kërcënoi atë me fjalor ofendues dhe fyes. Kërcënimi ishte real dhe i turpshëm… Rama ndër të tjera tha: “Ju ende nuk e keni parë ç’është dhuna...” Me sa duket ky është i vetmi premtim që do ta realizojë sa herë të vijë në kuvend ndaj opozitës, ndaj biznesit, ndaj administratës, ndaj çdo kundërshtari… Drejtimi i Kuvendit ishte e njëanshëm dhe opozitës nuk iu dha fjala pas breshërisë së fyerjeve, ofendimeve dhe kërcënimeve të Ramës ndaj deputetëve të opozitës...”, deklaron deputeti demokrat, Kastriot Islami.