E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Sajmir Tahiri e nis me terror psikologjik ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit

17-09-2013 / Gazeta 55

Ka vetëm pak orë që ka marrë detyrën zyrtarisht si Ministër i Brendshëm dhe Saimir Tahiri ka nisur të terrorizojë strukturën e Policisë së Shtetit. Dje në një takim me krerët e Policisë së Shtetit ai u ka kërkuar atyre të japin dorëheqjen vetë. Më pas i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa për përjashtimin nga detyra të dy punonjësve të policisë të denoncuar edhe mediatikisht së fundi, pasi sipas tij, pezullimi është pak. “SHKB të nisë procedurat dhe ti dërgojë për ndjekje penale’,- tha ai.  Sipas tij duhet të “të rishikohet marrja e denoncimeve dhe të ketë rezultat për to, asnjë rast i tillë të mos mbetet pa zgjidhje. Do i japim fund sjelljeve arrogante, pasi forca e parandalimit është më e madhe se forca e ndëshkimit. Krimet e paralajmëruara janë të pafalshme. Nuk do të lejojmë më armëmbajtje pa leje, të cilat përdoren për zgjidhjen e problemeve nga më mediokre”, tha Tahiri.  Në mbyllje të fjalës së tij Tahiri tha se nga sot të gjithë në polici, përfshi dhe atë si ministër janë në provë.  Pas kësaj fjalën e mori drejtori i Policisë së Shtetit, z Hysni Burgaj, i cili garantoi ministrin se policia do të zbatojë çdo detyrë.  Një ditë më parë, vetëm pak kohë pas betimit, Tahiri zhvilloi edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›