Doris Pack dhe Tanja Fajon: Larg politikës konfliktuale, vonoi integrimin e Shqipërisë
Eurodeputetët Ramës: Duam ide të qarta sesi do ta luftoni korrupsionin
Eurodeputetet Doris Pack dhe Tanja Fajon i kërkojnë në mënyrë të detajuar kryeministrit Edi Rama, mbi strategjinë e tij qeveritare, të luftës antikorrupsion. Në takimet e zhvilluara dje në Bruksel, zyrtarë të lartë të Brukselit u shprehën skeptikë mbi programin qeveritar të Ramës, duke kërkuar prej tij detajime specifike kryesisht për luftën antikorrupsion dhe nxitjen e procesit të integrimit. Eurodeputetja sllovene, Fajon e vuri theksin fillimisht tek nxitja e kursit të integrimit, ndërsa të një rëndësie të veçantë cilësoi edhe luftën antikorrupsion, ndër prioritetet kyçe të BE, për integrimin. Ndërsa eurodeputetja gjermane, Doris Pack i kërkoi kreut të mazhorancës garanci për të mënjanuar politikën e konfliktualitetit. Sipas saj, ishte pikërisht konflikti politik ai që vonoi integrimin e Shqipërisë në BE.