Meta: Konsensusi, jo kusht për ta lënë vendin pa President

President vetëm sipas Kushtetutës. Ky ka qenë qëndrimi i prerë i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, në nje takim me gratë ne kuader te ristrukturimit te forumit te gruas. Nga qyteti i Kucovës ai ka deklaruar se LSI do të punojë në shërbim të procesit, në mënyrë të tillë, që ai të jetë sa më konstruktiv, ndërsa ka shtuar se gjithshka do të vijë në kohën e duhur.
“Shqiperia do te kete Presindent në kohën e duhur. Uroj që zgjedhja e tij të jetë në konsenus të plotë mbi palet, pasi kjo është një zgjedhje pashmangshme. Konsensusi është i nevojshëm dhe i mirëpritur nga LSI. Në cdo rast presidenti duhet të zgjidhet vetëm në bazë të Kushtetutes.Per cdo emer konkret LSI është në shërbim të konsensusit”theksoi ai.
Meta ka theksuar gjithashtu se konsensusi mes aktorëve politikë është i nevojshëm dhe i mirëpritur, por kjo nuk do të thotë se konsensusi është një mënyrë për të ndenjur pa President.