“Rama jepe dorëheqjen” – Studentët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!
Studentët janë larguar nga ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë, në ditën e 4-të të revoltës së tyre kundër qeverisë.

Ata thërrisnin njëzëri që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, ndërsa iu drejtuan edhe qytetarëve që t’u bashkohen atyre në revoltë.
Kujtojmë që edhe protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje përpara ministrisë së Arsimit.