E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk jam për protestë për Zotin”- Policia shoqëron me dhunë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

Policia ka shoqëruar me dhunë një të mitur vetëm 17-vjeç, i cili sipas deklaratave të tij nuk ka lidhje me protestën.

I riu është shoqëruar dhe është goditur nga forcat e policisë, në qendër të Tiranës.

Ndërkohë një vajzë që e shoqëronte iu drejtua policisë duke i thënë “lëshoje djalin se është minoren”.

“Nuk jam për protestë, për zotin. Jam 17 vjeç. Nuk kam bërë asgjë, veç kalova”, tha i riu në momentin e shoqërimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›