“Rama, jepe dorëheqjen!” Studentët e Mjekësisë, Drejtësisë dhe Shkencave të Natyrës bojkotojnë mësimin

Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar në marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët e Mjekësisë kanë marshuar në drejtim të Rrugës së Dibrës, duke brohoritur “Rama, jepe dorëheqjen!” dhe “Revolucion!”.
Edhe studentët e Drejtësisë kanë bojkotuar auditoret dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Protesta vjen një ditë pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të studentëve në Tiranë, ku pati të plagosur dhe shoqërime në polici.
Për sot, në orën 14:00, studentët kanë njoftuar një tjetër protestë para Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje të rinjve dhe qytetarëve t’u bashkohen në kërkesat e tyre.