E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët e “Partizanit” bojkotojnë mësimin, djegin koshat dhe bllokojnë rrugën

Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar mësimin paraditen e sotme, duke dalë në protestë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, gjimnazistët u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave përpara shkollës dhe kanë bllokuar rrugën, duke përshkallëzuar tubimin.

Në një video nxënësit dëgjohen duke brohoritur në kor: “Rama, jepe dorëheqjen!”.

Protesta vjen një ditë pas tubimit të studentëve në Tiranë, i cili u shoqërua me përplasje me policinë dhe plagosjen e disa personave. Ndërkohë, edhe studentë nga disa fakultete kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar në marshime në rrugët e kryeqytetit. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›