E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, hyjnë në ndërtesë

Situata gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hyrë në katin e parë të godinës, ku, sipas raportimeve, i kanë vënë zjarrin ambienteve të institucionit.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Protesta është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes studentëve dhe forcave të rendit, ndërsa tensionet janë rritur gjatë zhvillimit të tubimit.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, gjatë protestës në Tiranë, disa protestues hynë në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe hodhën flakadanë brenda godinës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›