E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kërcënoi studentët me masa ndëshkuese, Balla: Të bëjmë të paktën 1/10 e asaj që po bën Italia e Franca! Të miratohen pa vonesë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se masat ndëshkuese, me të cilat ka kërcënuar kryeministri Edi Rama studentët, të miratohen pa vonesë.

balla

Në një komunikim me gazetarët, pas seancës në Parlament, Balla deklaroi se Shqipëria duhet të ndërmarrë këto masa sikurse po vepron edhe Italia dhe Franca. Ai shtoi se Shqipëria, si një nxënësve e Bashkimit Evropian, do të jetë më e përmbajtur.

“Unë dua nga qeveria, si kryetar i grupit, ne të paktën në këtë situatë të bëjmë 1/10 e asaj që po bën Meloni apo Macron. Të mos vonohemi për të marrë këto masa. Kur dy vendet themeluese të BE, Itali e Franca, kanë marrë të gjithë ato masa. E para, është që një gjë iu garantoj se të gjitha masat që do të marrë qeveria do të jetë sipas modeleve të këtyre vendeve dhe ne Shqipëria si nxënësit më të mirë të BE do të jemi pak më të përmbajtur nga këto masa.”, tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›