E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama gaboi” – Vuçiç për protestat studentore: Nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do të jetë e vështirë t’i fitojë ato

Ish presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e studentëve, që vijojnë prej më shumë se një jave në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

rama vucic

Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç tha se Rama gaboi dhe se është përpjekur për t’i qetësuar për një kohë të gjatë protestuesit.

Sipas Vuçiç, Rama do ta ketë të vështirë që të fitojë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Rama bëri një gabim. Edi besonte më gjatë se unë se mund t’i qetësonte me diçka. Dhe gaboi. Humbi kohën. Nëse e detyrojnë të thërrasë zgjedhje, do të jetë e vështirë për të që të fitojë. Mjaft irracionale, sepse ai është një nga burimet më të mëdha të Shqipërisë.”, është shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›