E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kërcënon investitorët e huaj Eglantina Nasi

Thirrjet publike te kryetarit te Partise Socialiste per anulimin e proceseve te privatizimit, jane nje presion i drejtperdrejte ndaj klimes se biznesit dhe shantazh ndaj investitoreve te huaj. Me nje qendrim te tille, ministria e Ekonomise dhe Energjetikes, ka reaguar dje zyrtarisht ne ndaj deklaratave te bera prej kryesocialistit ndaj privatizimit te 4 hidrocentraleve per mosnjohje te tyre, madje edhe thirrje per terheqje te pjesemarresve ne kete gare. “Cdo parti politike e ka detyrim te jete konstruktive ndaj biznesit dhe investitoreve per te kontribuar ne nje klime sa me te favorshme dhe te sigurt te aktivitetit te tyre”, kane theksuar lidhur me nje fakt te tille, drejtuesit e institucionit i cili administron procesin e lartpermendur. Duke shtuar se “Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes shpreh keqardhjen dhe zhgenjimin per qendrimet emocionale dhe mungesen e plote te informacionit te kryetarit te Partise Socialiste ne deklaraten e tij te fundit persa i perket situates ne disa sektore te ekonomise se vendit”. “Rama duhet te dije se menaxhimi dhe privatizimi i disa aseteve publike ne sektoret strategjik, sic jane energjetika dhe hidrokarburet, shume prej te cilave te filluara nga qeverisja socialiste, jane bere ne baze te ligjeve te ketij vendi dhe ne perputhje me standardet me te mira nderkombetare”, citojne me tej drejtuesit e METE-s. Nderkaq, ketij qendrimi kundershtues ndaj deklaratave te kryesocialistit, i shtohet edhe ai i ministrit te Financave, Ridvan Bode, i bere gjate nje interviste televizive. I pyetur pikerisht rreth ceshtjes se privatizimit te 4 hidrocentraleve Bristrica 1, 1 dhe Ulez e Shkopet, ai theksoi se nuk mund te behet fjale per mosnjohje te privatizimeve, sic pretendon Rama. “Nje kontrate qe eshte e ligjshme, nuk mund te anulohet me”, ka theksuar Bode per kete fakt. Duke shtuar se ai qe akuzon, eshte perfaqesues i nje opozite, qe e ka shume te larget ardhjen e saj ne pushtet. “Dhe kjo tregon se cili eshte ne fakt koncepti i saj per tregun dhe ligjet”, tha mes te tjerash Bode. Duke perfunduar me faktin, se cmimi qe u ofrua per blerjen e kater HEC-eve ne fjale, konsiderohet mese i mire.

Rama: Jo shitjes se 4 HEC-eve, rishikim i cdo privatizimi

Privatizimet dhe ekonomia kane qene kryefjala e deklarates se fundit per vitin 2012 nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Ne nje konference te zhvilluar me gazetaret dje ne seline e PS-se, Rama tha se nuk do te njihen privatizimet e bera nga qeveria. “Ne do te zhbejme ato koncesnione qe kane transferuar te drejtat ne menyre korruptive dhe nuk kane realizuar detyrimet ligjore kontraktuale”, tha kreu i PS-se, duke u ndalur ne disa prej proceseve privatizuese ne vend. Konkretisht, mbi procesin e privatizimit te 4 hidrocentraleve gjate diteve te fundit, Rama tha se procedurat nuk jane transparente. “Keto nuk jane procedura privatizimi, eshte grabitje dhe ne nuk do te njohim privatizimin e ketyre kater hidrocentraleve. U them ofertuesve te mos shkojne me tutje ne kete proces. Ne nuk do te lejojme te grabiten pasurite e shqiptareve per llogari te politikes”, tha Rama. Nga ana tjeter, kryesocialisti ka shtuar se procedura verifikimi do te kete dhe per procesin e shitjes se “Albpetrol”-it dhe gjithe sektorit te naftes. Sipas tij, ne kete fushe shteti nuk po merr perfitime per shkak te korrupsionit. “Menyra sesi u konceptua privatizimi i Aplbpetrol nenkuptonte nje shifer edhe me te lare, megjithe sot Albpetrol nuk eshte as i privatizuar dhe as i shtetit”, tha Rama. Ai shtoi se “pavaresisht pronesise se Albpetrol, deri ne qershorin e ardhshem, a do te behet privat apo do te jete publik, permes ligjit ne do te hyjme aq thelle ne aferat e kesaj pjese te sektorit sa do te habitet gjithe Shqiperia”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›