Shehu: Rama, mos i bej vendit dem kriminal Rozeta Rapushi
Ne seancen e fundit plenare, mazhoranca ende shpreson se Partia Socialiste do te ndryshoje qendrim dhe do te votoje tre ligjet e kerkuara nga Komisioni Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, pohoi dje per gazeten “Koha Jone”, se sot mazhoranca do te kerkoje serish voten e opozites per ligjet e mbetura pezull. Madje ai tha se nese kreu socialist, Edi Rama, nuk do te votonte edhe sot, kjo do te ishte nje dem i madh dhe qendrim kriminal ndaj vendit. “Projektligjet e kerkuara nga nderkombetaret per tu votuar per marrjen e statusit te vendit kandidat, do te jene serish sot ne seance plenare. Madje ne jemi te gatshem te diskutojme dhe te shqyrtojme nese PS ka propozime, ndryshime, etj. Socialistet duhet te kuptojne se miratimi i ketyre ligjeve eshte kerkesa absolute e te gjitha nivele ne Bruksel. Menjehere pas miratimit te tyre, nis procedura per statusin e vendit kandidat”, - u shpreh Shehu. Ndaj sipas tij, socialistet, te pakten tani ne fund te ketij sesioni parlamentar duhet te reagojne dhe te votojne ligjet e kerkuara nga BE per ta mbyllur te suksesshem kete sesion. Ne te kunder, sipas Shehut, Rama do te kete ne ndergjegje demin e madh qe po i ben Shqiperise dhe shqiptareve. “Nese Edi Rama, nuk do te kete ne koshience per tere jeten kete dem qe po i ben vendit, te lejoje deputetet socialiste qe te votojne dhe te mos zvarrisin me marrjen e statusit te vendit kandidat. Sot eshte afati i fundit per kete sesion parlamentar, qe te votojme me konsensus ligjet e mbetura dhe per te cilat eshte kerkuar kaq fort konsensus nga Brukseli. Ndryshe Rama do te kete ne koshience, demin e madh, aktin kriminal qe po i ben Shqiperise. Ndaj ftoj edhe nje here opoziten qe te ulemi te votojme”, - vijoi apelin Shehu. Ne pritje te ndonje kthese nga ana e opozites socialiste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka perfshire serish ne rend te dites se seances se sotme plenare, tre projektligjet e kerkuara per marrjen e statusit te vendit kandidat. Keshtu, pervec kalendarit te punimeve, ne seancen e sotme jane per votim edhe projektligji per “Gjykaten e Larte”, per “Administraten Civile” si dhe Reformen Parlamentare. Te tre projektligjet nuk jane mundur te miratohen ne Kuvend per shkak te mungeses se konsensusit politik. Nismat u depozituan ne Kuvend qe ne sesionin e kaluar parlamentar, por pavaresisht miratimit me konsensus te disa nismave qe kerkonin shumice te cilesuar, keto projektligje nuk paten te njejtin fat duke u shtyre per votim ne kete sesion. Mos miratimi i tyre ne seancen e sotme plenare, do te shtynte serish votimin e tyre ne sesionin e ardhshem parlamentar qe nis me 21 janar.