E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, rrefehu per 54 pallatet qe ke ndertuar

PD ka akuzuar serish dje opoziten dhe kryetarin e saj Rama, se po bllokon integrimin e vendit duke mos votuar tre ligjet qe kerkon BE. Nepermjet nje deklarate per shtyp selia blu shprehet se, “Rama me qendrimin e tij bllokues te statusit te vendit kandidat per Shqiperine provon se ndjek besnikerisht me mjete te tjera qendrimet e dajes se tij famekeq qe persekutoi inteligjencen teknike shqiptare, Spiro Koleka, dhe qe ne dhjetor te vitit ‘90 kerkoi mbajtjen e pushtetit me gjak”. Me tej ne deklaraten e PD thuhet se, Rama beson se duke nxjerre cdo dite zedhenes te tij te akuzuar per trafiqe droge dhe prostitucion per te shpifur dhe trilluar per familjaret e Kryeministrit mund te maskoje sado pak aktin e tij te shemtuar te ngritjes se murit te bllokimit per Shqiperine. Per PD Rama mashtron me pasurine e tij pasi eshte, politikani i vetem me 3 mije euro dhe i pastrehe, por qe ka ndertuar qyteza me mafien e tij prej 54 pallatesh mendon i tmerruar se duke shpifur cdo dite per te tjeret se do mund te shpetoje tmerrit te pasurive te fshehura te tij.

Pergjegjesia

PD i rikujton Rames se cdo dite qe kalon pergjegjesia per murin e bllokimit te shqiptareve behet me e rende. Ata qe shemben murin e Bashkise presin me padurim te shembin murin e bllokimit sikunder garanton se me asnje shpifje apo trillim nuk do mund te fshehesh pasurite e vjedhura per 11 vjet si ish-kryetar Bashkie.

Modeli

Duke bllokuar votimin per statusin e vendit kandidat, Edi Rama deshmon se ai nuk mund te ndalet para asgjeje qe per interesa personale, antikombetare, antishqiptare te shkelmoje endrren europiane te cdo shqiptari. Rama ndjek verberisht te atin qe firmoste varjen e disidenteve ne sheshet e qyteteve pas renies se perdes se hekurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›