Rama kërkoi mbledhje, deputetët e Tiranës mblidhen në selinë rozë

Deputetët e Qarkut Tiranë i janë i drejtuar selisë së Partisë Socialiste, pas thirrjes së kryeministrit për të zhvilluar një mbledhje, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.
Mbledhja vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë mbledh deputetët e majtë pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet lokale në kryeqytet.
/vizionplus.tv