Dhunohet kryetari i PS-se se Gjocajt ne Peqin, Nazmi Xhyra
Dhunohet kryetari i PS-se se komunes Gjocaj ne Peqin. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane dhunuar dje, rreth ores 17.00 kryetarin e PS-se se komunes Gjocaj ne nenprefekturen e Peqinit, Nazmi Xhyra. 44-vjecari ka qene duke u kthyer me makine per ne shtepi bashke me dy shoket e tij, kur nje shtetas qe udhetonte me makine i ka dale perpara dhe e ka ndaluar duke e kercenuar qe te hiqte dore nga PS. "Me bllokoi rrugen, me qelloi dhe me grisi kemishen. Me pas me kercenoi duke me pyetur "ti je kryetar i PS-se"?. Po i them", sqaron Xhyra. Ai i ka kundershtuar duke u shprehur se kjo ishte nje bindje dhe ideal personal dhe se nuk i ndryshonte bindjet politike, i ndikuar nga te tjeret. Me pas gjendja eshte acaruar dhe i riu ka qelluar disa here ne drejtim te tij. Ne ndihme te simpatizantit kane ardhur edhe kater shoke te tjere, te cilet kane dhunuar kryetarin. Xhyra tregon se 10m me larg, kane qene dy punonjes te Policise Rrugore, te cilet jane fshehur duke mos i ardhur ne ndihme. I pyetur nese kjo ka qene nje shtyse e kandidatit per deputet te PD-se, Nazmi Xhyra eshte pergjigjur: -Kjo ngjarje ka ndodhur afer shtepise se dajes se kandidatit per deputet te Partise Demokratike. Ka reaguar menjehere dega e PS-se ne Qarkun e Elbasanit. Kryetari i PS-se per fshatin, Agim Leka e ka cilesuar kete, sulm politik. Ai e ka denuar kete agresion dhe ka kerkuar te merren masa te menjehershme. F.Salliu