E Shtunë, 31 Tetor 2026

LESKAJ: "Berisha, te heqe Bashen nga lista"

Kryesuesja e listes se kandidateve per Qarkun e Elbasanit te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, ka kerkuar dje se ne emer te qytetaresise se ketij qyteti, Berisha minimalisht duhet te heqe nga lista e kandidateve per deputete, ministrin e Jashtem Lulezim Basha. "Jemi ketu ne nje stacion treni, i cili me shume se sa nje stacion ngjan me nje ndotes mjedisi, ngjan me nje mjedis te shkaterruar, ngjan me nje mjedis qe cenon jeten e njerezve", shprehu shqetesimin Leskaj. Ajo shprehu bindjen se ne qofte se, ne rrugen Durres-Kukes nuk do ishin abuzuar miliona euro, me ato do te kishim nje stacion dinjitoz per qytetaret e Elbasanit. "Qytetaria elbasanase nuk e meriton kete gje dhe ajo qe Sali Berisha duhet te beje, eshte qe ta heqe Lulezim Bashen nga numri nje i kandidateve per deputete te Elbasanit", kerkoi zyrtarja socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›