Rama, konsultime me bazën për vrimat e procesit zgjedhor

S’ndalen zgjidhjet e dëshpëruara. Edi Rama nis sot turin e konsultimeve me bazën, por paraprakisht, degët socialiste janë porositur që të shmangin debatet, pasi kështu rrezikohet performanca e kryetarit në vështirësi. Formula e Mao Ce Dunit pritet të shfrytëzohet edhe për të fituar kohë ndaj presionit të ndërkombëtarëve, që po shtohet gjithnjë e më shumë
Lushnja dhe më pas edhe Fieri, do të jenë dy qytet në të cilat Edi Rama do të startojë sot turin e takimeve, të paralajmëruara si “bashkëbisedime”. Këto takime, mësohet se do të jenë të mbyllura, vetëm me strukturat drejtuese dhe të zgjedhurit vendorë të PS-së. Përveç kësaj, këto takime të paralajmëruara si “bashkëbisedime”, vetëm doza të tilla nuk do të ketë. Sepse, “qarkorja” që është shpërndarë nga vetë Edi Rama “ju tërheq vëmendjen” strukturave drejtuese dhe të zgjedhurve vendorë të PS-së, që “marrja e mendimit të bazës”, sikurse vendosi Asambleja më e fundit e kësaj partie, nuk do të jetë asgjë më shumë, se dërdëllitjeve të kryetarit dhe “të deleguarve” të tjerë (sipas zonave të ndryshme). E thënë më ndryshe, “qarkorja” e Edi Ramës, i paralajmëron strukturat drejtuese dhe të zgjedhurit vendorë të PS-së, që në këto takime nuk duhet të ketë debate, kjo në emër të “qëllimit të vetëm”, që kundërshtari i vetëm është kundërshtari politik, e thënë ndryshe, mazhoranca.
Me këtë “qarkore”, e cila “i mbyll gojën” mendim-dhënies së lënë si detyrë nga ana e Asamblesë së PS-së, Edi Rama në mënyrë të përsëritur kapërcen në mënyrën më tallëse strukturat e PS-së, duke e “trashëguar” këtë tallje, nga “strukturat në qendër”, deri edhe te “strukturat në bazë”.
Me pak fjalë, Edi Rama, për të tjera qëllime mbledh Asamblenë, të tjera vendimmarrje merr në këtë forum, dhe të tjera “delegime” ju përcjell strukturave vendore. Të gjitha këto, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Dhe ky është qëllimi i vetëm dhe kryesor i Edi Ramës. Ai pra, i shkaktimit të sa më shuam çoroditje në radhët e strukturave dhe anëtarësisë së PS-së, për ti detyruar të vijnë vërdallë “vrimës” së procesit zgjedhor, që ai ka hapur dhe po tenton ta bëjë “gropë”. Por, me sa duket pa mundur që këtë “vrimë” ta bëjë “gropë”.
Edi Rama, mësohet gjithashtu, se ka porositur të deleguarit e tjerë, që do të shpërndahen anë e kënd vendit, që në qendër të diskutimeve të tyre (njëherazi dhe mos lejimit të debateve dhe mendim-marrjes), të paktën deri në 29 qershor, kur edhe do të mblidhet sërish Asambleja Kombëtare, të kenë mjegullimin sa më shumë të qëndrimit të mundshëm të PS-së, sepse edhe vetë ai nuk është i qartë se çfarë duhet të bëjë. Ndryshe, nuk ka si të shpjegohet bojkoti “i limituar” i deputetëve të PS-së ndaj Parlamentit (i paralajmëruar të paktën deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar për bashkinë e Tiranës), sikurse është bërë i ditur mediatikisht. Edi Rama, nuk është i qartë edhe për një tjetër gjë... atë se sa dëshira e tij për protesta, “do tu shkojë për shtat”, anëtarësisë dhe mbështetësve të PS-së dhe sa kjo anëtarësi dhe këta mbështetës, do të jenë të gatshëm që pushimet verore, ti kalojnë në protesta për karrigen e Edi Ramës, në bashkinë e Tiranës.