E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, kryqëzatë kundër atdheut

21-06-2012 / Gazeta 55

Dy ditë takime në Bruksel, lideri i opozitës i ka harxhuar duke lobuar kundër marrjes së statusit të kandidatit për në BE. Kjo kryqëzatë ka lidhje të drejtpërdrejtë me fatin e tij elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Interlokutorët e Edi Ramës janë tmerruar nga kryqëzata e drejtpërdrejtë antishqiptare, megjithatë, kanë kuptuar se këtej e tutje reformat në Shqipëri do të duhet të implementohen vetëm nga mazhoranca, si poli i vetëm politik, me vokacion të mirëfilltë perëndimor

Pas çdo dështimi politik në Shqipëri, Edi Rama “mësyn” Evropën për të shpallur lajmet e kobshme se Shqipëria është larg aspiratave të integrimit evropian. Kryqëzata kundër atdheut s’ka brirë dhe as nuk mund të quhet e paplotë nëse i mungojnë mjetet e luftës mesjetare apo edhe ato të betejës moderne, sepse lidershipi socialist ka arritur t’i sistemojë të gjitha përpjekjet, në një luftë të egër, kundër interesave të integrimit në BE. Humbja e zgjedhjeve të 2009-ës i shkaktoi tronditjen më të thellë pushtetit të tij me baza financiare në Bashkinë e Tiranës, ndërsa 2 vite më parë piramida e korrupsionit do shembej dhe uzurpatori i qytetit do zhvendosej përfundimisht në selinë e PS. S’do vononte përcjellja e dërgatës së lobimit kundër BE-së me Ditmir Bushatin dhe Taulant Ballën, e përkthyer në një lëvizje që synonte të bllokonte kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Në vjeshtë të atij viti, Shqipëria u “penalizua”, s’e mori statusin kandidat, por kjo nuk e dekurajoi mazhorancën të vazhdonte përpjekjet pro-integrimit edhe përkundrejt “Murit të Berlinit” që kishte ngritur Edi Rama dhe që
që punonte natë e ditë kundër interesave të vendit. E njëjta procedurë u përshtat edhe në 2011-ën. Humbja e zgjedhjeve lokale dhe veçanërisht pushteti i tij në Bashkinë e Tiranës, ishte një realitet i hidhur për Edvinin. Shpresa e vetme dukej tek mërgimtarët Ditmir Bushati, Erjon Veliaj e ndonjë surrogat tjetër, se mund t’ia dilte të lobonte në kancelaritë perëndimore kundër integrimit. Të gjitha këto aksione dështuan, ndërsa insistimi i ndërkombëtarëve ishte për realizimin e reformave dhe nisjen e dialogut mazhorancë-opozitë. Jo më larg se 10 ditë më parë, u regjistrua dështimi i radhës për lidershipin socialist. Në përpjekje për të bllokuar zgjedhjen e Presidentit, me qëllim çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme (ëndërr që e shihte vetëm Edi Rama, pasi kushtetuta e firmosur nga vetë ai, e ndalonte një realitet të tillë), kreu i PS-së bëri “vetëvrasje”, duke mos u bërë pjesë e procesit. Presidenti u zgjodh konform Kushtetutës, por kjo s’u pranua nga lidershipi socialist. Në sens të kundërt me profilin e politikanit të moderuar, Edi Rama e cilësoi zgjedhjen e Presidentit si, “procesi që hodhi në erë konsensusin”. I gjithë arsenali i sulmeve iu drejtua të ardhmes evropiane dhe statusit kandidat. Përmes qëllimeve të tilla ogurzeza, Rama nisi një tur takimesh në Bruksel, jo për të lobuar, por për të bllokuar integrimin. Tendenca e vizitës së tij u pa që në takimet me përfaqësues të Parlamentit Evropian, të cilëve u ngriti shqetësimin e “lënies menjanë të opozitës në zgjedhjen e Presidentit”. Shfajësime qesharake dhe manovrat për të lënë vendin pa status kandidat edhe këtë vit, të cilat kanë lënë pa mend bashkëbiseduesit evropianë. Gjithashtu, Edi Rama ishte plotësisht i përgatitur që edhe në takimin me kryeministrin belg, Elio di Rupo, një nga mbështetësish e tezës së zgjerimit të BE, të lëshonte apelin kërcënues për bllokimin e statusit të vendit kandidat. Sigurisht që ai mbeti me gojë hap, kur kreu i qeverisë belge pohoi me gojën e tij se, “e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe se për këtë nuk ka dyshime”. “Ne jemi “pro” për atë që të mund të bëjmë, që Shqipëria të jetë pjesëtare në BE. Ne mendojmë që destinacioni i vendeve ballkanike është në gjirin e Bashkimit Evropian, por duhen kryer përpjekjet e domosdoshme, ashtu si edhe vendet e tjera, të garantohet transparenca dhe ndarja e pushteteve”- u shpreh belg, Elio di Rupo me konferencën për shtyp me vetë atë, njeriun e bllokimit, Edi Ramën. Megjithatë, krahas prirjes si një antishqiptar i provuar tashmë, fati politik i Edi Ramës është i përcaktuar në një dead-line që i përket verës së vitit 2013-ë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›