"Rama ktheu djemte e bllokut ne Vaterlone e '90-tes"
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj elektoral duke u ndalur ne takime me banoret ne Vaun e Dejes. E bindur ne nje fitore te thelle te se djathtes Topalli tha se ndryshe nga te majtet, kjo qeveri eshte duke mbajtur premtimet e dhena. "Fitorja e 28 qershorit do te jete si fitorja e 92. Dua t'i them kryetari te bashkise se Tiranes, nga momenti qe nuk ke pranuar per tu futur ne listen e deputeteve, ti je cuar per te ikur. Nga momenti qe percmon te varfrin, ti je cuar per te ikur. Nga momenti qe nuk beson tek te rinjte, ti je cuar per te ikur. Nga momenti qe i thua studenteve qe nuk i njeh diplomat e tyre, ti je cuar per te ikur"- u shpreh Jozefina Topall. Sipas saj, nje filozofi tjeter, nje bote tjeter, teresisht e ndryshme, na ndan nga ajo e kryetarit te bashkise se Tiranes. "Ne pame se kryetari i bashkise se Tiranes, hapi fushaten elektorale te Partise Socialiste te Qyteti Studenti. Djemte e bllokut u kthyen tek fusha e Vaterlo-se e eterve te tyre, te dhjetorit te vitit 1990", ka akuzuar Topalli, duke u shprehur se "fitorja e PD do te jete si ajo e vitit 1992. Fitorja e 28 qershorit do te jete me e madhe dhe me e thelle, se asnjehere gjate kesaj periudhe".