E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule ne Fier: Pjesemarrje, ne e meritojme ndryshimin

Kreu i Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ka prezantuar ne Fier kandidatet per deputet te kesaj partie, ndersa ka shpalosur programin elektoral. Ai ka bere thirrje per pjesemarrje ne votime, si dhe ka vene theksin ne rendesine e ketyre zgjedhjeve per te qene te lira dhe te pakontestueshme. "Mos pjesemarrja eshte kunder ndryshimit, kunder zhvillimit, kunder integrimit. Prandaj te gjithe sebashku duhet te japim nje mesazh te fuqishem se duam te ndryshojme, se meritojme ndryshimin, se do ta realizojme ndryshimin", theksoi kreu i PBDNJ-se Dule ne fjalen e tij. Ne te njejten kohe ai ka vleresuar kandidaturat e paraqitura si fituese, duke u shprehur se, bashke me minoritetin nuk ka asnje percarje dhe se ne perberje te koalicionit te majte, PBDNJ do te kete rezultate pozitive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›