Vasili: Eshte paralizuar funksionimi i shtetit. Berisha kthehu ne zyre!
Sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili deklaroi se gjendja e investimeve publike ne vend eshte kaotike dhe komunikimi i qytetareve me administraten eshte bere i pamundur, per shkak te angazhimit te saj ne fushate. "Shperdorimi skandaloz i administrates shteterore per qellime elektorale, ka paralizuar plotesisht funksionimin e shtetit, duke e kthyer shtetin nga nje garant te interesave te qytetareve ne nje antishtet elektoral", theksoi Vasili. LSI i ben thirrje kryeministrit Berisha, te kthehet sa me pare ne zyren e tij per te drejtuar qeverine. "Kryeministri te rikthehet ne zyre per te drejtuar qeverine edhe ne keto pak dite, qe i kane mbetur, sepse drejtimi i shtetit nuk eshte nje biznes familjar, por nje detyrim publik ndaj me shume se tre milione shqiptareve", deklaroi Vasili.