LSI: Jemi te perkushtuar, per te zgjidhur ceshtjen came
Levizja Socialiste per Integrim do te jete kurdohere ne mbrojtje te ceshtjes came dhe do te punoje forcerisht per ta vene ate ne rrugen e zgjidhjes. Ky fakt eshte pohuar gjate takimit te zhvilluar ne lagjen "1 Maji" Koder nga LSI dhe kandidatet e saj per zgjedhjet e qershorit. Kjo zone eshte e banuar ne pjesen mbizoteruese nga Komuniteti Cam dhe gjate takimit eshte konfirmuar se ai do te ndihet kurdohere sa i perkrahur dhe i mbeshtetur nga politikat e kesaj force. Ne kete takim nenkryetari i LSI-se se Fierit, Shkelqim Murati i ardhur nga radhet e ketij komuniteti, ka theksuar faktin se per 18 vjet me radhe kjo ceshtje ka mbetur ende pa u vene ne rrugen e zgjidhjes nderkohe qe gjenocidi cam mbetet ende nje plage e hapur dhe qe kujtohet plot dhimbje. Duke folur per mbeshtetjen e madhe qe ceshtja 5ame gjen tek politika e LSI, nenkryetari Murati ka theksuar se tashme ka ardhur koha qe permes nje ndergjegjesimi te larte, ky komuniteti nuk duhet te votoje ata qe i kane mashtruar. "Pse nuk duhet te votojme me per Sali Berishen. Dikur Berisha na ka thene, qe ai e ka pasur amanet ceshtjen came nga babai. Dhe ai njeri qe nuk mban amanetin e te atit, nuk duhet votuar", ka deklaruar Murati.