E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Pas Durres-Kukes, perfundon Boshti i Jugut

Zv/ kryeministri Genc Pollo, ka deklaruar nga qyteti i Beratit se pas investimit historik per rrugen Durres-Kukes, qeveria e djathte do te beje realitet perfundimin e rruges se Boshtit te Jugut. Pollo tha se gjate qeverisjes katervjecare qe po leme pas, PD u angazhua per 24 ore drita, angazhim i cili eshte mbajtur plotesisht. "Ne angazhohemi qe ne kater vitet e ardhshem, te sigurojme furnizimin me uje te pijshem, te panderprere ne te gjitha komunat dhe bashkite e Qarkut te Beratit. Gjithashtu ne te gjitha bashkite dhe komunat fushore te Qarkut te Beratit, ne angazhohemi per asfaltimin e te gjitha rrugeve. Nuk do te ekzistojne me rruge te paasfaltuara ne te gjitha komunat e ketij qarku", u shpreh Pollo. Ai theksoi se ne katervjecarin e ardhshem, Beratin do ta vizitojne 5 here me shume vizitore se ne vitin 2009. E. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›