Pack: Deputetet me imunitet, t'u hiqet vetem gjyqtareve
Eurodeputetja e grupit te Partive Popullore Europiane, Doris Pack, eshte shprehur dje per "AS" se deputetet duhet te kene imunitet, ndersa duhet te hiqet per gjyqtaret. Pack flet per procedura lehtesuese per heqjen e imunitetit te politikaneve me kerkese te prokurorise, por jo lenie e tyre pa kete mburoje. "Tek ne, vetem parlamentaret kane imunitet. Por ky mund te hiqet nga parlamenti kombetar, ose nga Parlamenti Europian. Kete une e quaj nje veprim normal, sepse te gjithe parlamentaret jane te barabarte me qytetaret e tjere. Por, ne ndryshim nga keta, deputetet kane njefare garancie, meqe here pas here ata flasin ne emer te popullit. Dhe, kur e bejne kete, ata edhe mund t'i kalojne caqet e lejuara. Kurse gjykatesit nuk kane imunitet, sepse ata nuk jane te zgjedhur nga populli. Ata jane funksionare te emeruar dhe keta nuk kane imunitet. Edhe ketu ne Parlamentin Europian funksionaret nuk kane imunitet", - eshte shprehur Doris Pack. Sipas Pack, nuk jane te rralla rastet kur prokurorite e vendeve anetare kerkojne hetimin e eurodeputeteve, madje kjo eshte bere nje praktike e permuajshme, sipas saj. "Nese shikoni proceduren e Parlamentit Europian, do te shihni se pothuajse cdo muaj ne votojme per heqjen e imunitetit te njerit apo tjetrit deputet, me kerkesen e gjykatave te vendeve te tyre. Keshtu veprohet ketu, keshtu duhet te veprohet edhe tek ju", - eshte shprehur eurodeputetja.