Elbasan, vetëvaret 31-vjeçari, s`dihen motivet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Shtërmen të Elbasanit.
Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjendur nga familjarët, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të cilat e kanë çuar të riun të marrë këtë hap tragjik.