E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama letër Topit për zgjedhjet

Ndër të tjerash, Rama thekson se këto zgjedhje patën edhe një tjetër shkelje, që ka të bëjë me ndërhyrjen e autoriteteve të larta shtetëtore, duke shkelur ligjin.

Në letër theksohet se zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm nuk plotësuan aspiratat e Shqipërisë "për përmbushjen e standardeve evropiane të lirisë e të ndershmërisë së tyre, por nxorrën në pah edhe një problem kërcënues për demokracinë dhe shtetin ligjor".

“Ky problem ka lindur prej shkeljes flagrante të ligjit nga autoritetet e larta shtetërore që kanë mundësuar në periudhën e fushatës elektorale nxjerrjen prej burgjeve të personave shoqërisht të rrezikshëm jashtë të gjitha kushteve të parashtruara me ligj për dhënien e “lejeve të përkohshme”, shkruan kreu socialist në letrën drejtuar Topit.

Ai thekson më tej se nuk mund të pranohet që Shqipëria të ketë parlament dhe qeveri të dalë nga shkelja e standardeve të zgjedhjeve. “Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku Parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri në bashkëpunimin e autoriteteve të shtetit dhe “autoriteteve” të krimit, ashtu sikurse nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjesht për zgjedhjet, por për sigurinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale”, vijon letra e Ramës

 "Pres nga ju, marrjen e masave në cilësinë e kreut të KLD-së për denoncimin tim", përfundon letra.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›