E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI dencon arrestimet

Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot lidhur me arrestimin e dhjetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në një prononcim për mediat, kryetar i KDK, në LSI, Endmon Haxhinasto, i ka cilësuar si provokime nacionaliste që në të kaluaren e afërt kanë treguar së është mjaft e dëmshme dhe potencial i krijimit të trazirave e përshkallëzimit të tyre.

“Keto zhvillime nuk i sherbejnë forcimit te stabilitetit ne vendet fqinje, ne Serbi, Kosove por edhe Maqedoni, nuk i sherbejne as ndertimit te besimit te munguar midis komuniteteve etnike atje. Eshte koha qe Serbia duhet te njohe realitetin e ri te krijuara pas pavaresise se Kosoves, realitet qe nuk mund te ndryshohet apo te kthehet mbrapa. Njohja e ketij realiteti do te kontriboje per shkeputjen nga e kaluara e pergjakshme qe kane kaluar vendet tona fqinje dhe njekohesisht, per nje integrim me te shpejte te vendeve te rajonit tone ne Bashkimin Evropian”-theksoi Haxhinasto për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›