Xhufi:Pakti PD-PS për ligjet,hileqare

Kreu i grupit të LSI, Pëllumb Xhufi me tone të ashpra e konsideroi paktin mes dy partive si një arritje për të miratuar ligje "hileqare". Duke e cilësuar të çuditshëm dhe të rrallë, LSI theksoi se në këtë mes nuk ka fituar opozita, por Berisha. "Me votimin e këtyre dy ligjeve, i fituar është vetëm kryeministri Sali Berisha, është arkitekti e ideatori jo vetëm i këtyre dy ligjeve, por edhe i ndryshimeve kushetuese. Është një fitore e re e z Berisha e them me dhimbje këtë në emër të LSI" u shpreh Xhufi.Gjithashtu Xhufi komentoi me ironi edhe konsensusin mes mazhorancës e opozitës duke përjashtuar partinë e tij nga këta të fundit. Theksi u vu sidomos mbi ligjin për Kodin Zgjedhor.