E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mashtron dhe po sjell premtimet që nuk realizoi nga 2007

04/05/2011  Zëdhënësja e Bashës

Me anë të një deklarate të dhënë për mediet zëdhënësja e fushatës së kandidatit Lulzim Basha ka theksuar se premtimet e dhëna në prezantimin e kandidatëve të PS janë vetëm një përsëritje. “Të gjitha këto premtime i kemi dëgjuar edhe më parë. Premtimet e Edi Ramës sot, nuk përmbajnë asgjë më shumë se sa të njëjtat premtime elektorale të zgjedhjeve të vitit 2007”, tha Anila Bisha. Sipas saj, Rama premtoi të ndërtonte rrugë të reja për të rregulluar trafikun. “Të gjithë e dimë se si është trafiku sot në Tiranë. Ai premtoi 10 shkolla të reja, që jo vetëm nuk u ndërtuan kurrë, por edhe aktualet nuk janë të sigurta për fëmijët tanë. Premtoi Internet falas për të gjithë të rinjtë, ai premtoi të ndërtonte 400 terrene sportive, si dhe premtoi ta shndërronte Tiranën në qytetin më të pastër. Këto premtime nuk u realizuan kurrë dhe në përfundim të këtyre zgjedhjeve, premtimet e kësaj fushate do të kenë të njëjtin fat. Nëse këto premtime nuk janë realizuar gjatë 11 viteve të Ramës si kryetar Bashkie, pse duhet ndokush të besojë se ai do ti realizojë ato në katërvjeçarin e ardhshëm”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›