Shtrenjtohen qiratë dhe çmimet e apartamenteve
04/05/2011 Ndërçi në ndërtim? Pasojë e kërkesës në rënie dhe stokut të krijuar
Kostoja e strehimit rëndon gjithnjë e më shumë mbi supet e kryeqytetasve. Jo vetëm çmimet e banesave kanë kapur majat, por edhe tarifat mujore të qirave. Pagesat mujore për qiradhënësit të cilat kanë ardhur duke u rritur në krahasim me vitet e kaluara. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, por edhe të agjencive imobiliarë, çmimet e banesave dhe qirave kanë pësuar rritje prej tremujorit të fundit të 2010-ës.
Vlerësimi i ekspertëve
Blerësit në kërkim të një apartamenti preferojnë që ai të ketë një sipërfaqe rreth 100 metra katror ndërsa për çmimin jo më shumë se 600 euro/m2. Agjencitë e pasurive të paluajtshme analizojnë se çmimet e shitjes së banesave me cilësi të mirë kanë përjetuar një rritje të moderuar për shkak të kërkesës, duke filluar nga 500-800 euro për metër katror. Agjentët theksojnë se çmimet në Shqipëri mbeten të shprehura në euro, ashtu si në shumë vende të tjera Lindore. Sa i përket pallateve të sapopërfunduara në zonat më të preferuara kanë ruajtur çmime më të larta, prej 1 500 euro për metër katror. Në tregun e dorës së dytë çmimi i shitjes për apartamente me cilësi të lartë janë mesatarisht prej 1 200 - 1 500 euro për metër katror. Megjithatë, shumë prej këtyre banesave kanë mbetur në treg për një periudhë të gjatë. Çmimet më të larta sipas të dhënave të agjencive të pasurive të paluajtshme mbeten më të larta në zonën e Bllokut, me 2 000 euro/m2, më pas vjen Qendra me 1 600 euro/m2, Rruga e Kavajës me 1 300 euro/m2, Komuna e Parisit me 1 000 euro/m2 dhe Don Bosko me 850 euro/m2. Ekspertët vlerësojnë se mungesa e informacionit në dispozicion të publikut për transaksionet në këtë treg është një nga arsyet përse çmimet për pronat e dorës së dytë vazhdojnë të mbeten të larta. Pasojat e krizës financiare globale sipas ekspertëve ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të të huajve që aktualisht janë duke investuar në tregun shqiptar të banesave apo të pasurive të paluajtshme.
Shtrenjtimi
Ndërçi në sektorin e ndërtimit ka sjellë një rritje të çmimeve për shtëpitë dhe për qiratë e apartamenteve. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se dy treguesit, indeksi i çmimit të banesave dhe ai i qerasë, të vlerësuara për zonën e kryeqytetit kanë pësuar rritje. “Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2010, indeksi i çmimit të banesave ka shfaqur një rënie të lehtë prej 1.6% mbi bazë vjetore. Sidoqoftë, duke u bazuar në ndryshimet tremujore të tij, indeksi shfaq një rritje prej 5%, pas rënieve të vazhdueshme të shfaqura në tremujorët e parë të vitit 2010. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe nga indeksi i qirasë (rentës), i cili shfaq një rritje prej 9.1% në tremujorin e fundit të vitit 2010. Ky indeks ka treguar rritje mbi bazë vjetore përgjatë gjithë vitit, duke shënuar një rritje prej 13.9% në tremujorin e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, - thekson raporti. Kjo situatë shkon në të njëjtën linjë me zhvillimet në sektorin e ndërtimit. Edhe bankat kanë pasur të njëjtën mbështetje për sektorin e ndërtimit. “Në tre vitet e fundit ka pasur një rënie të lehtë, por të qëndrueshme të ekspozimit të sektorit bankar ndaj sektorit të ndërtimit, që dëshmon rënien e kërkesës dhe të investimeve të reja në këtë sektor”, - shprehen ekspertët e BSH-së. Ekspertët vlerësojnë se vëllimi i afarizmit për sektorin e ndërtimit ka shënuar rënie, ndërsa kostot në këtë sektor mbeten në nivele pothuaj të pandryshuara.