Rama, mbështetje nga Italia

Pas takimit me kreun e qeverise italiane Letta, ku mori mbështetjen për integrimin në BE, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Itali si Kryeministër i zgjedhur i Shqipërisë, pati edhe një takim me Ministren e Jashtme Bonino.
"Jam shumë e kënaqur që pata këtë mundësi të shoh mikun tim Edi Rama në këtë detyrë të re. Njihemi në ulje ngritjet e politikës prej shumë vitesh dhe besoj që së bashku mund të vendosim themelet e një fillimi të ri, një fillimi të ri, jo të miqësisë mes vendeve tona, por një fillim të ri mendoj për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt Europës. E, besoj ndihma se Italisë mund të jetë vërtetë frytdhënëse, si për ne ashtu edhe për shqiptarët. Një rinisje e vërtetë për ne në një rrugë të vështirë, po me shumë shpresa", tha Bonino, pas takimit me Ramen, raporton Tch.
Ish-Kryeministri dhe President i Fondacioni “Italiani Europei”, Massimo D'Alema, gjatë takimit me Ramën e cilësoi fitoren e koalicionit të majtë, si një kthesë të madhe që e afron Shqipërinë me Europën dhe që hap një perspektivë mjaft më të përshpejtuar në bashkëpunim edhe me Italinë.
Në Romë, Edi Rama u takua edhe me ish-kryeministrin Silvio Berluskoni./Indeksonline/