E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Van Persie, nëse largohet Ibra

Robin Van Persie është nje ëndërr e vjetër e Juventusit. Sulmuesit i përfundon kontrata më 30 qershor 2013 dhe drejtuesit e Juventusit janë prej kohësh në gjurmët e tij, i cili do të ishte qershia mbi tortë e një merkatoje transferimesh deri tani të shkëlqyer.

Arsene Wenger ëshë munduar të ndalojë oferta duke pretenduar se Van Persie do të luajë edhe për një sezonin tjetër tek Arsenal, por të gjitha duken se kjo gjë është e pa mundur.

Përveç Juventusit janë edhe Barcelona e Manchester City,por lajmet e fundit flasin ndryshe, siç raportohet nga Daily Mail, Milan është duke menduar për Van Persie. Në qoftë se Ibrahimovic do te largohej atëherë Van Persie do të ishte objektivi kryesor për sulmin kuq e zi.

Vlera e lojtarëve është pothuajse e njëjtë dhe një transferim i holandezit në Milano do të ishte me vlerë, duke parë moshën e tij dy vjet më të re se Suedezi.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›